image Aksident në Kaçanik, një veturë përfundon në përrua

Sinjalizime

Aksident në Kaçanik, një veturë përfundon në përrua

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave sot në fshatin Rakoc të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet se një veturë ka përfunduar në përroi e këtij fshati.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast, por nga rajoni i Ferizajt kanë thënë se nuk është raportuar ende asnjë aksident./Gazeta Sinjali/