image Aksident në hyrje të Tetovës, lëndohen rëndë dy persona

Rajon

Rajon/ Aksident në hyrje të Tetovës, lëndohen rëndë dy persona

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë.

Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare. Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku ka lënë të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës por për arsye të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit./Gazeta Sinjali/