image Aksident në hyrje të Klinës, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në hyrje të Klinës, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhë sot rreth orës 17:14 në hyrje të Klinës, në afërsi të pompës së derivateve “Bytyçi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se njëri nga të lënduarit ka lëndime më të rënda trupore, por që të tre sipas tij, janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 17:14 ka ndodhë një aksident trafiku mes dy veturave në hyrje të Klinës, te pompa e derivateve “Bytyçi”. Tre persona janë lënduar, dy prej tyre janë lënduar lehtë, njëri pak më rëndë.

Dy të parët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa ai me lëndime më të rënda është dërguar në spitalin rajonal. Të tre janë jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/