Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Veleknicë të Gjilanit, janë lënduar një grua dhe një fëmijë.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit të veturës, i cili ka goditur dy këmbësorët.
Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në spitalin e Gjilanit. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjendja e tyre është stabile dhe të njëjtit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.