image Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Bresalc të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjilan kanë bërë të ditur se ky aksident ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve dhe si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Gjithashtu është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa aksidente me persona të lënduar.

/Gazeta Sinjali/