Një vetaksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë.
Sipas fotografisë së dërguar nga një sinjalizues nga vendi i ngjarjes shihet sesi një veturë është përplasur për një shtyllë në një zonë që duket e pandriçuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia në Gjakovë e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Martin Camaj”.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesante, ku dejtuesi i makinës e ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, ka deklaruar për Gazetën Sinjali,zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.
Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar nga ky aksident. /Gazeta Sinjali/