Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Siboc, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, shihet se në vendngjarje kanë dalë ekipet policore.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Podujevës.
E për këtë aksident ka dhënë detaje zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
Ajo tha për Sinjalin se në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe një person ka mbetur i lënduar.
“Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë, trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, ka thënë Ahmeti.