image Aksident në autostradën Tiranë - Durrës, humb jetën një 45 vjeçare

Rajon

Rajoni/ Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, humb jetën një 45 vjeçare

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, që ndodhi pasditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, një këmbësor është goditur nga një kamion, me targa AA 216 AE, teksa po kalonte rrugën.

Viktima është një grua rreth moshës 45 vjeçare.

Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e aksidentit dhe rrethanat tjera./Gazeta Sinjali/