image Aksident në aksin Ferizaj-Gaçkë, motoçikleta përfundon e përmbysur në mes të rrugës

Siguri

Aksident në aksin Ferizaj-Gaçkë, motoçikleta përfundon e përmbysur në mes të rrugës

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sot në aksin rrugor Ferizaj-Gaçkë, saktësisht në fshatin Doganaj.

Nga pamjet shihet se në këtë aksident janë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/