image Aksident mes veturës së policisë dhe autobusit në Mitrovicë

Siguri

Aksident mes veturës së policisë dhe autobusit në Mitrovicë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga pamjet shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë e policisë dhe një autobus.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ndërsa deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë, derisa të njëjtët ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast./GazetaSinjali/