Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrethrrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë – Shtime – Lipjan, në mes të një automjeti dhe një motoçiklete, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore.
“Rreth orës 16:00, në rreth rrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë-Shtime -Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me hetimet rreth rastit po merret njësitet policore të komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/