Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar në orët e para të mëngjesit në magjistralen Kaçanik- Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamionete dhe një veture.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Po, mund të konfirmoj që ka ndodhur një aksident në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Një person është lënduar. Aksidenti ka ndodhur mes një kamionete dhe një veture. I lënduari është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj”, tha ai. /Gazeta Sinjali/