image Aksident mes tri veturave në Viti, lëndohen dy persona

Kosovë

Aksident mes tri veturave në Viti, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Sandovin e Jerlive të Vitisë, ndërmjet tri veturave, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë se një person derisa ishte duke u kyçur për në rrugë kryesore është goditur nga një veturë tjetër dhe më pas kanë goditur edhe një veturë të tretë që ishte e parkuar.

Mësohet se dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

/Gazeta Sinjali/