image Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Siguri

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes tri veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku ka mbetur një person i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/