Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes tri veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku ka mbetur një person i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.