image Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kosovë

Raport/ Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

news image

Katër persona janë lënduar gjatë ditës së djeshme pas një aksidenti të trafikut mes tri veturave në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar se vozitësi i një makine është futur në tejkalim në vijën e plotë, ku më pas ka shkaktuar aksident.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke drejtuar veturën e tij duke mos zbatuar rregullat e trafikut -tejkalim në vijë të plotë, ka shkaktuar aksident trafiku mes tri veturave. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit dhe një pasagjer, meshkuj K-Shqiptarë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.