image Aksident mes tri veturave në Mitrovicë (FOTO)

Siguri

Aksident mes tri veturave në Mitrovicë (FOTO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Mitrovicë, ku janë përfshirë tri vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka thënë se aksidenti ka ndodhur “te ipko kresore në udhëkryq te semaforat”.

Ai tha se në vendngjarje ka dalë Policia, mirëpo ndihma e shpejtë ende nuk ka shkuar.

Sinjalizuesi tha se nuk ka të lënduar, mirëpo njëra nga veturat e tipit “Golf 3” është më e dëmtuar se tjerat.

Nuk besoj se ka të lënduar, por veturat janë dëmtu, një ‘Golf 3″ është dëmtu më shumë“, ka thënë ai.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

/GazetaSinjali/