Tri vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Bardhosh të Prishtinës, por fatmirësisht nuk të lënduar dhe as viktima në njerëz.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani. Ka thënë se në këtë aksident nuk është raportuar për të lënduar.
“Sot rreth orës 17:00 në Bardhosh, në afërsi të marketit “Albi”, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, përderisa nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka thënë Kelani./Sinjali/