image Aksident mes traktorit dhe motoçikletës në Gjakovë, një person i lënduar (Foto)

Sinjalizime

Aksident mes traktorit dhe motoçikletës në Gjakovë, një person i lënduar (Foto)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash mes një traktori dhe një motoçiklete në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, me ç’rast motoçiklisti ka mbetur i lënduar dhë është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se traktori është kyçur në rrugën kryesore, në të cilën lëvizte motoçiklisti.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesi, ku shihet se në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë rajonale të Gjakovës për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.


/GazetaSinjali/