Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në rrugën “Skënderbeu”, në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar është ngasësi i biçikletës.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një veture dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Gazeta Sinjali/