image Aksident mes një makine dhe një motoçiklete në magjistralen Gjilan -Prishtinë

Siguri

Aksident mes një makine dhe një motoçiklete në magjistralen Gjilan -Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan –Prishtinë mes një veture dhe një motoçiklete, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju njoftojmë se sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Hashani. /Gazeta Sinjali/