Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut rrugor që ka ndodhur sot, rreth orës 09:00, në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Slivovë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamionetë.
“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Slivovë. Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, tha ai.
Borovci bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Gazeta Sinjali/