Një aksident trafiku mes një furgoni dhe një veture ka ndodhur para pak minutash në Dollc të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore nuk ka pësuar askush.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur mes një furgoni dhe një veture, nuk ka persona të lënduar, ka përfunduar vetëm me dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që çuan deri te ky aksident”, tha Gashi për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/