image Aksident mes një automjeti të udhëtarëve dhe një skuteri

Siguri

Aksident mes një automjeti të udhëtarëve dhe një skuteri

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve dhe një skuter.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, drejtuesi i skuterit ka pësuar edhe lëndime trupore ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 09:17, në fshatin Nadakofc të komunës së Vushtrrisë. /GazetaSinjali/