Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve dhe një skuter.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, drejtuesi i skuterit ka pësuar edhe lëndime trupore ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 09:17, në fshatin Nadakofc të komunës së Vushtrrisë. /GazetaSinjali/