image Aksident mes katër veturave në Vushtrri - ka të lënduar

Kosovë

Siguri/ Aksident mes katër veturave në Vushtrri – ka të lënduar

news image

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, ku janë përfshirë katër vetura civile.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti me lëndime ka ndodhur në rrugën ‘Avni Saraçi” në Vushttri”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/