image Aksident mes dy veturave në Prizren, një person i lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në Prizren, një person i lënduar

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Zhur të Prizrenit, ku më pas i njëjti është dërguar në Spitalin e Prizrenit nga kalimtarët e rastit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Po ashtu, ai deklaroi se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Ndërsa në lidhje me rastin tani është duke u marrë njësia rajonale e trafikut në Prizren.

/GazetaSinjali/