image Aksident mes dy veturave në Obiliq, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident mes dy veturave në Obiliq, lëndohen dy persona

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:45 në fshatin Mazgit të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se dy automjete janë përfshirë në aksident ku kanë marrë lëndime trupore dy persona.

“Rreth orës 18:45, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku afër Mazgitit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare dy automjete janë përfshirë në aksident dhe dy persona vërehet se kanë marrë lëndime trupore. Janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit për të asistuar në vendin e ngjarjes. Trafiku rajonal i Prishtinës është në lokacion duke u marrë me rastin, për të sqaruar rethanat dhe identifikuar shkaktarin e aksidentit”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/