Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur edhe pak minuta më parë në magjistralen Suharekë -Shtime.
Deri tani nuk dihet për të lënduar, ndërsa mësohet se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.