Një aksident trafiku mes dy vetura ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, sot gjatë orës 11:20, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Prugovc.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Borovci, bën të ditur se nga policia po hetohen shkaqet e këtij aksidenti.
“Rreth orës 11:20 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Prugovc, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor ku janë përfshirë dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, njofton Borovci./Gazeta Sinjali/