image Aksident mes dy veturave në Lipjan, katër persona të lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në Lipjan, katër persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, ku janë përfshirë dy vetura.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e këtij aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili konfirmon se dy vetura janë përfshirë në aksident, me ç’rast njëra ka përfunduar në lokalin e një shtëpie skaj rrugës.

Rreth orës 01:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në lokalin e një shtëpie skaj rrugës”, ka thënë Borovci.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor.

/GazetaSinjali/