image Aksident mes dy veturave në Graçanicë, ka të lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në Graçanicë, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para disa minutash në rrugën Graçanicë – Llapnasellë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Sinjalin./Gazeta Sinjali/