image Aksident mes dy veturave në Gjakovë

Siguri

Aksident mes dy veturave në Gjakovë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte, rreth orës 19:11 në rrugën “Gjergj Fishta”, afër Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa shihet se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Ende nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë Rajonale të Gjakovës dhe është në pritje për të marrë detaje rreth aksidentit./Gazeta Sinjali/