Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autoambulance dhe zjarrfikësve, në qytetin e Gjilanit, sot, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin se ka ndodhur aksidenti, por pa dhënë detaje të tjera e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sinjali mëson se i lënduar është shoferi i autoambulancës, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/