image Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Siguri

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë – Ferizaj

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:40, në mes të një mjeti transportues dhe një motoçiklete.

Lajmin për Sinjalin është konfirmuara nga ana e Policisë së Kosovës.

Rreth orës 11:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të  një automjeti transportues dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/