image Aksident mes dy furgonëve në rrugën Ferizaj-Shtime, njëri automjet përfshihet nga flakët

Siguri

Aksident mes dy furgonëve në rrugën Ferizaj-Shtime, njëri automjet përfshihet nga flakët

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot në rrugën Ferizaj – Shtime, ku janë përfshirë dy furgonë. Njëri nga automjetit ishte duke bartur dru dhe ishte kapluar edhe nga flakët.

Po ashtu raportohet se ka edhe të lënduar, ndërsa Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

/GazetaSinjali/