image Aksident me të lënduar në Gjilan, biçiklisti mbetet i shtrirë në rrugë

Kosovë

Siguri/ Aksident me të lënduar në Gjilan, biçiklisti mbetet i shtrirë në rrugë

news image

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes një veture dhe biçiklete gjatë ditës së sotme në rrugën “Marie Shllaku”, në Gjilan.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në rrugën ‘Marie Shllaku”, mes një veture dhe një biçikletë ku një person ka mbetur i lënduar”, ka deklaruar ai për gazetën Sinjali.

Kujtojmë se vetëm gjatë orëve të fundit numri i aksidenteve është shtuar, ku në 3 aksidente 5 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar./Gazeta Sinjali/.