image Aksident me fatalitet në Vushtrri - Vdes 59-vjeçari që po ngiste biçikletën

Siguri

Aksident me fatalitet në Vushtrri – Vdes 59-vjeçari që po ngiste biçikletën

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku ka vdekur një 59-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka  humbur jetën viktima çiklisti i moshës 59 vjeçar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Aksident trafiku me fatalitet

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka  humbur jetën viktima çiklisti i moshës 59 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor.

/GazetaSinjali/