image Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një grua - Sinjali

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një grua

news image

Aksident me fatalitet ka ndodhur në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë natës rreth orës 01:30, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor rruga e “Ulqinit” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident katër persona janë lënduar.

Më vonë nga QKUK është raportuar se ka vdekur e aksidentuara femër rreth 71 vjeçare.

Në cilësi të të dyshuarit si shkaktar i aksidentit një personi i është caktuar masa e ndalimit policor. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin