image Aksident i rëndë: Tre të vdekur në autostradën Prishtinë – Shkup

Kosovë

Policia/ Aksident i rëndë: Tre të vdekur në autostradën Prishtinë – Shkup

news image

Tre persona sot kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë mes tre veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit, me ç’rast humbën jetën tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për informim i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave”, tha ai.

Njoftimi i plotë:

Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin.