Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Llabjan.
Lajmin për Gazeta Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani nga rajoni i Gjilanit, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes dy vetura dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Hashani.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e këtij rasti. /Gazeta Sinjali/.