image Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 4 persona përfundojnë në spital

Siguri

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 4 persona përfundojnë në spital

news image

Një aksident trafiku në mes katër veturave ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, me ç’rast katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, respektivisht në afërsi të fshatit Slivovë. Njësitë e trafikut rajonal menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes është parë që në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq deri më tani katër persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të marra”, ka thënë Borovci.

Ai ka treguar se aktualisht njësia e trafikut rajonal po e heton rastin me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.

“Për të ofruar ndihmën mjekësore për të lënduarit janë ftuar edhe ekipet mjekësore emergjente. Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident”, ka treguar ai./Gazeta Sinjali/