Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka bërë të ditur një sinjalizues, i cili ka dërguar video nga vendi i ngjarjes.
Siç shihet nga video në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat janë shkatërruar pothuajse tërësisht.
Sinjalizuesi thekson se në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
Dyshohet se ky aksident është me pasoja fatale, ndërsa ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë të përfshirë dhe kanë pësuar në këtë ngjarje të rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ende me raportu. Përndryshe ka kërkuar që edhe zjarrfikësit të jenë në atë drejtim. Nuk kemi informata për numrin e të lënduarve apo të viktimave apo edhe numrin e veturave që kanë qenë të përfshira”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. /Gazeta Sinjali/