image Aksident i rëndë trafiku në Hajvali, 6 persona dërgohen në QKUK

Kosovë

Aksident i rëndë trafiku në Hajvali, 6 persona dërgohen në QKUK

news image

Dje rreth orës 07:00 të mëngjesit, në rrugën afër Pallatit të Drejtësisë në Hajvali ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, me ç’rast, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se, aksidenti ka ndodhur ndërmjet tri veturave civile, ku si pasojë janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e tjera./Gazeta Sinjali/