Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një autobus i linjës së Unazës, në zonën e njohur si “Ura e Shallvareve” është përplasur me dy vetura, njëri prej të cilëve ka devijuar duke përfunduar në stacion.
Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur 3 persona të lënduar, teksa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.
“Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, ka njoftuar Policia.