image Aksident i rëndë në Shqipëri, humbin jetën 4 persona

Rajon

Policia/ Aksident i rëndë në Shqipëri, humbin jetën 4 persona

news image

Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin.

Policia njofton se shkak i aksidentit ka qenë rrëshqitja e njërit prej automjeteve për shkak të reshjeve të shiut, i cili pastaj ka bllokuar rrugën dhe ka përfshirë edhe veturat tjera në aksident.

Mësohet se forcave zjarrëfikëse u është dashur të presin automjetet për të nxjerrë trupat./Gazeta Sinjali/