image Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë, 7 persona të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë, 7 persona të lënduar

news image

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 20:40, në rrugën Prishtinë – Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 20:40 në rrugën Prishtinë – Podujevë, janë të përfshira katër automjete dhe janë shtatë persona të lënduar”, tha Borovci.

/Gazeta Sinjali/