Është rritur numri i aksidenteve në trafik, ku shumë prej tyre përfundojnë me të lënduar e disa edhe me të vdekur.
Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Komoran të Drenasit, ku ende nuk dihet nëse ka pasur viktima.
Sipas fotografive që i ka dërguar një sinjalizues, shihet se ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje.
Në fotografitë që gjenden më poshtë, shihet se vetura e aksidentuar ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës mirëpo është ende në pritje të përgjigjes. /GazetaSinjali/