image Aksident i rëndë në Klinë, vdes një person

Siguri

Aksident i rëndë në Klinë, vdes një person

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:50 mes dy veturave, në fshatin Grabanicë të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në këtë aksident janë lënduar edhe dy persona të tjerë.

“Rreth orës 21:50 policia është informuar se në fshatin Grabanicë, komuna Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të involuvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa një person ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/