Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë te semaforat në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sinjalizuesi rrëfeu momentin e aksidentit, të cilit thotë se e kishte parë vetë.
“Kamioni dhe vetura kanë qenë në të njëjtë trakë dhe kamioni e ka përplasur veturën duke e shtyrë në trakën tjetër“, tha ai.
Sinjalizuesi njoftoi se nga ky aksident nuk ka asnjë të lënduar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.